UBT News

Përfaqësuesja e Kosovës, femrat, mbajnë stërvitjen e parë në Holandë

Përfaqësuesja e Kosovës, në konkurrencën e femrave sot kanë mbajtur stërvitjen e parë, për ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2021, ndaj Holandës.

Ata pas ndeshjes kundër Rusisë, udhëtuan në Holandë, ku janë akomoduar në hotelin “Nassau”, në Breda të Holandës. Holandezët kanë një kombëtare tejet të mirë, dhe do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë për përfaqësuesen e Kosovës, ndeshje kjo që pritet të prodhojë mjaft gola.

Ndeshjen e parë në Prishtinë, vajzat dardane u mposhtën nga Holanda me rezultat bindës, 6:0.

Përballja me Holandën do të jetë edhe më e vështirë për shkak të mungesës së Erëleta Memeti, e cila do të mungojë për shkak se nuk ka leje që të luajë nga klubi i saj edhe për këtë takim./UBTNews

Exit mobile version