Takimi i parë i përfaqësuesve specialë nga Turqia dhe Armenia do të mbahet më 14 janar, njoftoi Ministria e Jashtme turke.
Takimi i të dërguarve specialë do të mbahet në Moskë, për të diskutuar hapat për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Më 15 dhjetor, Turqia emëroi Serdar Kılıç-in, ish-ambasador në SHBA, të dërguar special për të diskutuar hapat për normalizimin me Armeninë. Tri ditë më vonë, Armenia emëroi nënkryetarin e Asamblesë Kombëtare Ruben Rubinyan përfaqësuesin e saj të posaçëm për dialogun me Turqinë.
Në takimin e tyre të parë, të dërguarit do të shkëmbejnë pikëpamje mbi një udhërrëfyes për të shënuar progres, duke përfshirë masat e ndërtimit të besimit, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në një intervistë televizive javën e kaluar.
Rusia javën e kaluar njoftoi se mbështet bisedimet midis Turqisë dhe Armenisë për normalizimin e marrëdhënieve, duke vënë në dukje se “e gjithë bota do të përfitojë nga kjo rivendosje e marrëdhënieve fqinjësore”.