UBT News

Përfaqësuesi i Lady Gaga-s flet pas arrestimeve në Rio

Dy persona janë arrestuar në Rio de Janeiro në lidhje me një kërcënim të dyshuar me bombë në koncertin madhështor të Lady Gaga-s, që u mbajt të shtunën, më 3 maj, në plazhin Copacabana, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas “The Guardian”, një burrë dhe një adoleshent u ndaluan pak orë para koncertit të falas, nën dyshimin se po planifikonin një sulm me lëndë shpërthyese kundër komunitetit LGBTQ+ në Brazil.

Në një konferencë për shtyp më 4 maj, Policia Civile e Rio-s sqaroi se të arrestuarit po punonin së bashku për të rekrutuar njerëz në koncert me qëllim sulme të koordinuara me bomba artizanale, duke përdorur kokteje Molotov. Sipas autoriteteve, sulmet synonin drejtpërdrejt publikun LGBTQIA+.

Personi i dyshuar si organizator është arrestuar për mbajtje të paligjshme armësh, ndërsa adoleshenti për posedim të materialeve pornografike me të mitur, pas një bastisjeje në 15 lokacione të ndryshme.

Një koncert historik që përfundoi me sukses, por që prapa skenave fshihte një skenar të rrezikshëm – i parandaluar në kohë nga inteligjenca braziliane.

 

 

Exit mobile version