Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur sot rreth situatës së yllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ku ky i fundit sot tregoi që zgjidhja e vetme e tij është transferimi tek Real Madridi.
Kylian Mbappe ka kontratë aktuale me gjigandin francez PSG deri në fund të këtij sezoni 2021/22, dhe sipas shumë spekulimeve pritet që këtë verë ai të largohet me parametra zero drejt Real Madridit.
“Në janar do të kemi lajme për Mbappen. Shpresojmë që para datës 1 janar, situata e Kylian Mbappes do të zgjidhet e tëra”, tha Perez.
Sot, në një intervistë për “L’Equipe”, Mbappe tregoi që dëshira e tij e vetme është që t’i bashkohet Real Madridit, nëse vendos që këtë verë të largohet nga Paris Saint-Germain.