Xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi po e përmbyllin këtë vit me një tjetër sukses.
Në përditësimin e ranglistës së garuesve për vitin 2021 nga federata botërore e xhudos, Distria Krasniqi është rënditur e para në kategorinë nën 48 kilogramë kurse Nora Gjakova rënditet e para në kategorinë nën 57 kilogramë, përcjell KultPlus.
“Kosova dominon prapë botën, pas përditësimit të Ranglistes Botërore dy Kampionet tona Olimpike janë në vendin e parë!”- thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos në Kosovë.