Një studim i bërë ka dal në përfundimin se “kërpudhat magjike” që kanë prani të drogës “psikocedelike”, janë mjaft efektive në uljen e simptomave të depresionit.
Kur bëhet fjalë për të përmirësuar mirëqenien dhe për të rritur aftësinë për të ndjerë kënaqësi, ilaçi “psikocedelik” duket se ka një efekt të fuqishëm për shëndetin mendor.
Por ekspertët paralajmërojnë se kjo është vetëm një provë e vogël, dhe kërkon më shumë kërkime specifike që janë mjaft të nevojshme.
Për tre dekadat e fundit, që kur Prozac doli në treg, barnat e reja për depresionin dhe ankthin kanë qenë përgjithësisht variacione të njëjta.
Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të njerëzve ato shkaktojnë efekte anësore të padëshirueshme.
59 pjesëmarrësve që morën pjesë në provë iu dha një psilocibinë dhe një antidepresiv i zakonshëm.
Shkencëtarët nga Qendra për Kërkime për psilocibinë të kolegjit Imperial të Londrës matën funksionimin te pjesëmarrësit duke përdorur një numër masash të ndryshme.
Masa e tyre kryesore vlerëson simptomat e depresionit të njerëzve bazuar në përgjigjet e tyre në pyetjet në lidhje me gjumin, energjinë, oreksin, gjendjen shpirtërore dhe mendimet vetëvrasëse.
Të 59 pjesëmarrësit panë ulje të krahasueshme të simptomave të tyre depresive.
Kjo përfshin masat e punës dhe funksionimit shoqëror, mirëqenien mendore dhe aftësinë për tu ndjerë të lumtur.
Studimi është ndër të parët që vendos kokë më kokë këto kërpudha magjike me një trajtim tradicional depresioni, dhe për të kuruar këdo që vuan nga depresioni mesatar deri tek ai më i rëndë, raporton BBC.