UBT News

Përballje tejet interesante në Serie A, La Liga e Bundesliga

Futbolli në top ligat më të mira evropiane vazhdon sot aksionin, ku do të kemi rastin të shohim disa ndeshje tejet interesante përgjatë kampionatit italian, spanjoll dhe atij gjerman.

Serie A vazhdon sot të zhvillojë xhiron e 14-të të këtij sezoni, ku nga pesë ndeshjet e programit të sotëm më interesantja do të jetë ajo mes Interit dhe Bolognas.

Po ashtu, edhe skuadra e Jose Mourinhos, Roma do të zhvillojë sot ndeshje, ku do ta synojë me çdo kusht fitoren si mysafire kundër Sassuolos.

Ndërkaq në La Liga ndeshja më interesante do të jetë ajo në stadiumin “Visit Mallorca”, ku skuadra e Mallorcas e pret në shtëpi Atletico Madridin, përballje kjo ku Vedat Muriqi do të kërkoj me çdo kusht golin e radhës në kampionatin spanjoll.

Krahas La Ligas dhe Serie A ndeshje interesante do të kemi edhe në Bundesliga, ku spikat ajo në stadiumin “Red Bull Arena” mes RB Leipzigut dhe Freiburgut.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në ligat më të mira evropiane e gjeni më poshtë.

Bundesliga

18:30 FC Koln – Bayer Leverkusen

20:30 Eintracht Frankfurt – Hoffenheim

20:30 RB Leipzig – Freiburg

20:30 Schalke – Mainz

20:30 Union Berlin – Augsburg

Serie A

18:30 Lecce – Atalanta

18:30 Sassuolo – AS Roma

20:45 Fiorentina – Salernitana

20:45 Inter – Bologna

20:45 Torino – Sampdoria

La Liga

19:00 Almeria – Getafe

19:00 Sevilla – Real Sociedad

20:00 Espanyol – Villarreal

21:30 Mallorca – Atletico Madrid

Exit mobile version