UBT News

Përballje e zjarrtë në Gjilan, Prishtina kërkon vazhdimin e serisë

Sonte, e premte, nis xhiroja e shtatë e Superligës së Kosovës, e cila këtë herë sjell vetëm një përballje, por një derbi të zjarrtë mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Dy skuadrat e kanë nisur në mënyrë fantastike sezonin dhe në stadiumin e qytetit do të kërkojnë pikët e plota. Prishtina vjen në këtë përballje pa asnjë humbje, me pesë fitore në po aq ndeshje, ndërsa Gjilani ka regjistruar vetëm një humbje.

“Bardhëkaltrit” kanë edhe një motiv shtesë për këtë duel, pasi synojnë t’i japin fund një serie negative ndaj “Skifterëve”. Prishtina nuk ka arritur të fitojë në 10 përballjet e fundit ndaj Gjilanit.

Derbi i madh pritet të sjellë emocione të shumta, ndërsa vërshëllima e parë në stadiumin e qytetit do të dëgjohet nga ora 19:00.

D.L

Exit mobile version