UBT News

Përballje e fortë në hendboll, Finlanda mposht Kosovën

Përfaqësuesja e vajzave të Kosovës  në hendboll ka zhvilluar një ndeshje të fortë dhe të barabartë ndaj përfaqësueses së Finlandës të enjten mbrëma në Vantaa, por pavarësisht paraqitjes së mirë nuk arriti të marrë pikë.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian përfundoi me fitoren e finlandezeve me rezultat 23:21, ndërsa përballja mbeti e hapur deri në aksionin e fundit.

Vajzat e nisën mirë takimin dhe krijuan epërsi gjatë 15 minutave të para. Megjithatë, më pas vendësit morën kontrollin e lojës dhe arritën të krijojnë epërsi deri në katër gola në pjesën e parë.

Edhe pjesa e dytë u karakterizua nga një lojë e fortë dhe e baraspeshuar. Hendbollistet kosovare ishin vazhdimisht në ndjekje të rezultatit dhe u afruan disa herë në dy gola diferencë, por nuk arritën të barazojnë.

Në këtë përballje u dallua portierja Aurora Kryeziu me 18 pritje. Ndërkohë, më efikasja për Kosovën ishte Merlinda Qorraj me 10 gola. Nga tre gola realizoi Elvina Qorraj, ndërsa nga dy gola shënuan Mirjeta Bytyqi, Yllka Shatri dhe Tina Hetemi.

Dy kombëtaret do të përballen sërish të dielën nga ora 17:15 në Pallati i Rinisë dhe SportevePrishtinë.

Exit mobile version