Gruaja e yllit të Hollivudit, Bruce Willis foli sinqerisht në CBS’ Today Show për rrugëtimin e tij me sëmundjen e demencës frontotemporale.
Emma Heming, së fundmi foli mbi shëndetin e aktorit rreth diagnozës së tij të demencës, dhe pranoi sinqerisht se është “e vështirë të dihet” nëse ylli i Hollivudit është në dijeni apo jo për sëmundjen e tij.
Në shkurt të këtij viti, familja Willis njoftoi publikisht diagnozën e aktorit 68-vjeçar të “Die Hard” me demencë frontotemporale, një formë e pazakontë e demencës e karakterizuar nga përkeqësimi progresiv i sjelljes, personalitetit dhe gjuhës.
Gjatë një interviste në “CBS’s Today Show”, Heming tha se përballja me demencën e brrallurrit të saj ka qenë “e vështirë për familjen”.
“Ajo që po mësoj është se demenca është e vështirë”, tha ajo. “Është e vështirë për personin e diagnostikuar, është e vështirë edhe për familjen”.
Çifti ka dy vajza të vogla, Evelyn dhe Mabel, ndërsa Willis ka gjithashtu tre vajza të rritura nga martesa e tij e mëparshme me aktoren, Demi Moore.
Heming ka përdorur në mënyrë aktive mediat sociale për të mbrojtur ndërgjegjësimin për demencën, duke organizuar rregullisht diskutime të drejtpërdrejta në Instagram me profesionistë të kujdesit shëndetësor dhe kolegë kujdestarë./klankosova.tv./