UBT News

Për ty

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli, ndërroi jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Vepra e fundit e tij ishte libri me poezi “Prit edhe pak”, të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes. Që në hyrje të librit, Dritëroi shprehet se këtë libër ia dedikoi bashkëshortes, e cila i ka qëndruar në krah për 53 vjet në krijimtarinë e tij.

Këtu po ua sjellim poezinë me titull “Për ty” nga ky libër.

Për ty

Mendoj për ty kur buzët skuq në pasqyrë,

 kur fle dhe era vërshëllen në xhamet,

kur rri e shfleton një libër të vjetër,

kur flet e përhumbur pa ditur as vetë se ç’thua.

 Mendimet e tua të gjitha veç unë i marr vesh

dhe as tjetër me gjuhën e shpikur nga ti dhe unë.

Sa keq që në Zot s’kam besuar,

sikur të besoja,

i lutesha që ti të mos plakeshe.

Nesër pemët do gjelbërojnë,

të dy do të shtrihemi mes gjelbërimit;

rreth nesh le të gumëzhijnë bletët

dhe qëngjat le të blegërijnë.

Ç’ti bëjmë natës që vjen?

 ç’ti bëjmë mëngjesit,

 Kur në pasqyrë

i kuqçel trëndafili?

Exit mobile version