Për tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës trajtoi 291 raste të sulmit në tru.
Në total, klinika për këtë periudhë kohore ka trajtuar 456 pacientë të shtrirë, me 3984 ditë shërimi, po ashtu janë kryer 3208 vizita ambulantore dhe 1403 vizita konsultative emergjente.
“Stafi i klinikës ka kryer 917 EEG dhe 494 EMNG, 39 raste me Sklerozë Multiple, 650 raste të epilepsisë, 68 raste neuro-psikologjike dhe shumë shërbime të tjera mjekësore neurologjike për pacientë të spitalizuar dhe ata ambulantor”, njoftoi QKUK.