UBT News

Për të tretën herë, Xhaka shpallet futbollisti i vitit në Zvicër

Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2024 në Zvicër, duke arritur këtë sukses për herë të tretë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Bajer Leverkusen, duke ndihmuar ekipin të fitonte Bundesligën gjermane dhe duke arritur deri në finalen e Ligës së Europës.

Sezoni i tij i shkëlqyer vazhdoi edhe me paraqitjet e fuqishme me kombëtaren e Zvicrës në Europianin e zhvilluar në Gjermani, ku ai spikati për shkak të aftësive të tij në mesfushë. Pas këtyre performancave, Xhaka ishte një nga favoritët për të fituar çmimin e futbollistit të vitit në Zvicër, dhe vendimi për ta shpallur atë fitues nuk kishte asnjë dyshim.

Kjo është hera e tretë që Xhaka fiton këtë çmim prestigjioz, pas fitores së tij të mëparshme në vitet 2022 dhe 2017, duke konsoliduar kështu pozitat e tij si një nga futbollistët më të rëndësishëm të generatës së tij./UBTNews/

Exit mobile version