Mbi 150 mijë njerëz janë evakuuar nga rrufa e një tufe elefantësh migrues, pasi autoritetet e provincës jugperëndimore Yunnan të Kinës, kishin frikë nga përplasje mes banorëve dhe 14 elefantëve aziatikë. Këta të fundit janë në lëvizje prej muajsh.
Mbi 25 mijë policë kanë përdorur automjete dhe dronë për ta monitoruar tufën, raportojnë mediat shtetërore. Kafshët e mbrojtura lanë një rezerve natyrore në Yunnan rreth 17 muaj më parë, raporton BBC.
Tufa elefantësh kanë shkaktuar probleme në provincë, duke ngrënë të lashtat e banorëve me vlerë milionë dollarë si dhe duke dëmtuar ndërtesat./koha