UBT News

Për të nxitur turizmin, Tajlanda heq testin Covid-19 përpara udhëtimit

Udhëtarët në Tajlandë nuk do të duhet të bëjnë më një test Covid-19 përpara se të hipin në aeroplan, sipas planeve të shpallura të premten – si pjesë e përpjekjeve për të rifilluar sektorin e turizmit të goditur nga pandemia, përcjell UBT News.

Nga 1 prilli, kërkesa për të marrë një test negativ brenda 72 orëve nga udhëtimi do të hiqet, dhe në vend të kësaj vizitorët do të testohen me mbërritjen në Tajlandë, tha Taweesin Visanuyothin, zëdhënës i grupit të punës Covid-19 të vendit.

Kufizimet e udhëtimit ndihmuan Tajlandën të kufizonte numrat e rasteve dhe vdekjet Covid-19 në fazat e hershme të pandemisë, por goditi rëndë industrinë e saj të turizmit, e cila përbën rreth një të pestën e ekonomisë së vendit./UBTNews/

Exit mobile version