Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar të martën në Gjykatën Kushtetuese për herë të 11-të dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Kryetari i kësaj shoqate, Jahir Bejta, ka deklaruar se shpreson që Gjykata Kushtetuese të korrigjoj lëshimin e bërë nga Gjykata Supreme.
“Ja sot për të 11-ën herë i dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dosjen nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës. Na jemi këtu të njëjtin vend për të 11-ën herë sot për njëjtin qëllim dhe pranë Gjykatës Kushtetuese, ne për të referuar dhe folur për drejtësinë e viktimave të luftës dhe jo për ta përcjell mesazhin tek publiku pasi që e drejta për të drejtën e njeriut dhe pronën private është kategori kushtetuese e drejta për qasjen e drejtësinë vendore, është kategori kushtetuese obligimi për implementimin e detyrimit pozitiv sikurse detyrimit negativë është kategori kushtetuese dhe në fund harmonizimi vendimeve gjyqësore dhe vendimeve mu të kësaj gjykate Kushtetuese është kategori kushtetuese ndaj sa është rënde mos lejimi i qasjes së viktimave në drejtësi që 16 vite nga Pavarësia”, ka thënë Bejta.
Sipas Bejtës, Gjykatat vendore po i udhëzojnë palët që të shkojnë në Gjykatat në Beograd, teksa kritikon edhe gjyqtarët e Kushtetueses të cilët “kanë punuar në sistemin e kaluar dhe të ndjekur për kriminalitet”.
“Gjykatat tona nuk i shqyrtojnë paditë dhe i udhëzojnë palët që të shkojnë në gjykata të Beogradit të cilat nuk janë kompetente, të paktën bile nga 20 korriku 2010 kur gjendja ka konstatuar se të dy shtetet e Republikës së Serbisë dhe Kosovës se entitete janë të pavarura njëra nga tjetra, Serbia nuk e ka imunitetin të i shqyrtojë tani vlen të apostrofohen edhe disa çështje tjera pikërisht gjykata kushtetuese në cilësinë e gardianit të drejtësisë ka filluar ta zbeh autoritetin e vetë për faktin se në gjirin e saj kushtetues kem gjyqtarë pa kredibilitet moral mos të them gjyqtar të cilët kanë punuar në sistemin e kaluar të drejtësisë pra në sistemin monist plus asaj kemi gjyqtarë të ndjekur për kriminalitet madje edhe nga Interpoli dhe këto ka gjet shtretër këtu në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Bejta.