Netblocks, i cili gjurmon sigurinë kibernetike dhe rrjetin në të gjithë botën, thotë se Ukraina “aktualisht po përjeton një ndërprerje të madhe të internetit”.
Netblocks shkroi në Twitter se “metrikat e drejtpërdrejta tregojnë lidhjen kombëtare në 67% të niveleve të mëparshme; incidenti vjen mes raporteve për një nga sulmet më intensive raketore ruse deri më sot”.
Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në disa rajone të Ukrainës nga sulmet me raketa të së martës./UBTNews/