Prime Video ka vonuar lansimin e trailerit për serinë “Citadel” pas aksidentit tragjik mes trenave në Greqi.
Detaje specifike për shfaqjen janë akoma të kufizuara, por një vështrim i parë nga muaji i kaluar shfaq yjet Priyanka Chopra Jonas dhe Richard Madden të përgatitur për të luftuar, brenda atij që duket si një tren luksoz. Traileri i shfaqjes besohet se përmban një aksident me tren.
Në një shënim për gazetarët, Prime Video tha,“Nga respekti për bashkësinë tonë ndërkombëtare dhe për shkak të lajmeve shkatërruese nga Greqia, ne po me respekt po e shtyjmë shpërndarjen zyrtare për “Citadel”.
Prime Video tha se do të ndajë një datë të re të fillimit të trailerit në ditët në vijim.
‘Citadel’ do të dalë premierë më 28 prill me dy episode, e ndjekur nga një episod i ri i lëshuar çdo javë – çdo të premte deri më 26 maj.
Aktorët kryesorë janë Priyanka Chopra Jonas dhe Richard Madden. Kasti përfshin gjithashtu Lesley Manville, Osy Ikhile, Ashleigh Cummings, Roland Møller dhe Caoilinn Springall./UBTNews/