Ka thirrje për të shkurtuar datën e skadencës në certifikatën zvicerane Covid. Aktualisht, leja është e vlefshme për një vit pas dozës së dytë.
Por për shkak të rregullave të reja 2G plus, të cilat kërkojnë që ata që kanë marrë një dozë më shumë se 4 muaj më parë të tregojnë gjithashtu një test negativ – disa politikanë thonë se leja duhet të skadojë më herët dhe mund të zgjatet vetëm me një dozë të tretë.
Franca tashmë ka ndryshuar. Leja franceze skadon pas 7 muajsh pas dozës së dytë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Një nga mbështetësit e masës, Këshilltari Kombëtar i Partisë Socialiste, Mustafa Atici, thotë se provat tregojnë se doza e tretë ofron mbrojtjen më të mirë kundër Omicron dhe vaksinat përforcuese duhet të jetë standardi i ri.