Pas konfirmimit se nuk ka pasur dijeni për liturgjinë në Kishën Ortodokse Serbe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti tha se nga hyrja në fuqi e Ligjit anti-Covid policia ka shqiptuar mbi 97 mijë gjoba, derisa tha se janë në procedurë të blerjeve të radarëve, ngase 7 radarë janë në territorin e Prishtinës.
Sfidë kryesore për Policinë e Kosovës po del të jetë edhe mosha e shtyrë e zyrtarëve policorë, derisa Mehmeti tha se 110 zyrtarë policorë kanë sëmundje kronike dhe 133 me sëmundje të rënda përfshirë edhe kancerin.
Mehmeti tha se shqetësues mbetet rritja e dhunës në familje, nga 662 raste sa ishin në vitin 2020, ato janë rritur në 889 në vitin 2021.
“Policia e Kosovës prej 1 janar 2021 ka asistuar në 2947 raste të inspektorëve sanitar dhe ka shqiptuar mbi 97 mijë gjoba, janë mbyllur 168 lokale. Policia ka përcjell monitorimin e varrimeve”.
“Policia e Kosovës ka evidentuar 18 mijë raste prej të cilave 11 mijë janë klasifikuar si vepra penale, dhe numri i rasteve ka shënuar ngritje për 21.4%. Numri i vajëseve ka shënuar ngritje në vitin 2020.Viti 2020/21 numri i vjedhjeve ka shënuar rënie”.
“Elementi më shqetësues është dhuna në familje nga 662 raste në vitin 2020, 889 raste ne vitin 2021”
“Ndërsa sa i përket buxhetit mbi 87 milionë e ka pasur Policia e Kosovës dhe 37 milionë është shfrytëzuar në këtë periudhë kohore. Sfida me të cilën po përballet Policia është mosha e shtyrë e zyrtarëve policor, 110 zyrtarë kanë sëmundje kronike dhe 133 të tjerë janë me sëmundje të rënda si kancer dhe sëmundje kardiake”.
“Fillimisht ne nuk kemi qenë të njoftuar se do të mbahet aktivitet kishtar dhe Policia e Kosovës këtë objekt nuk e ka në listën që e siguron 24 orë”, tha ai.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha pati një këshillë për të parin e Policisë, raporton EO.
“Është mbajtur një meshë në kishë në oborrin e UP-së dhe kjo ka provokuar shumë popullatën dhe a keni qenë të njoftuar nëse po pse nuk e keni ndaluar”.
“Ka ndodhur një incident në Prizren ku është maltretuar një veteran, dhe me kësi njerëz të infektuar në Policinë e Kosovës është mirë me marr masa që Policia mos me maltretuar njerëz por më së pakti njerëz jugosllavë mbi pushtet e këtë merre si këshillë” tha ai,