Qeveria federale të hënën deklaroi një mungesë uji në lumin Kolorado për herë të parë, duke shkaktuar shkurtime të detyrueshme të konsumit të ujit për shtetet në jugperëndim, pasi thatësira e nxitur nga ndryshimet klimatike e çon nivelin në Liqenin Mead në nivelet më të ulëta, të papara ndonjëherë.
Liqeni Mead, rezervuari më i madh në SHBA sipas vëllimit, është tharë me një ritëm alarmues këtë vit.
Edhe liqeni Powell, i cili gjithashtu ushqehet nga lumi Colorado dhe është rezervuari i dytë më i madh i vendit, kohët e fundit ka rënë në një rekord të ulët dhe tani është 32% i plotë, transmeton UBT News.
Nga këto ndryshime, të shqetësuar kanë reaguar shumë shkencëtarë të klimës, të cilët e vlerësuan ndryshimin si “tejet shqetësues”.
Sipas njoftimit, lumi Kolorado do të kalojë në nivelin e parë të ndërprerjeve të ujit duke filluar nga 1 janari.
Liqeni Mead siguron ujë për afro 25 milionë njerëz në Arizona, Nevada, Kaliforni dhe Meksikë, sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar.
Duke kapur rrugën nëpër Malet Shkëmbore në Gjirin e Kalifornisë, vëllimi i lumit Kolorado është zvogëluar për shkak të nxehtësisë ekstreme dhe thatësirës, përcjell UBT News.
Një raport i OKB-së i lëshuar javën e kaluar theksoi rolin që luan ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njerëzit në frekuencën dhe intensitetin e thatësirës. Në nivel global, thatësira që mund të ketë ndodhur vetëm një herë në 10 vjet ose më shumë tani ndodhin 70% më shpesh, sipas raportit. Lidhja është veçanërisht e fortë në SHBA-në Perëndimore, thanë shkencëtarët, e cila aktualisht është në mbërthimin e një thatësire historike, shumëvjeçare.
“Nuk ka dyshim se ndryshimi i klimës është i vërtetë – ne po e përjetojmë atë çdo ditë në pellgun e lumit Kolorado dhe në pellgje të tjera në Perëndim”, tha Tanya Trujillo, ndihmëse sekretare për ujin dhe shkencën në Departamentin e Brendshëm të SHBA-së.
Pa ndonjë intervenim domethënës, si psh. reduktimin veçanërisht të lëndëve djegëse fosile, studimi zbuloi se shkarkimi mesatar i lumit Kolorado mund të tkurret me 31%, krahasuar me mesataren historike, deri në mesin e këtij shekulli.
Rëndësia e rënies së shpejtë të rezervuarëve nuk mund të mbivlerësohet. Lumi Kolorado furnizon me ujë më shumë se 40 milionë njerëz që jetojnë në shtatë shtete amerikane dhe Meksikë.
Liqeni Mead dhe Liqeni Powell sigurojnë një furnizim kritik me ujë të pijshëm, hidrocentrale dhe vaditje për shumë komunitete në të gjithë rajonin, përfshirë fermat rurale dhe kombet fisnore.
Ndërsa klima ndryshon me shpejtësi, Udall tha se Perëndimi duhet të përgatitet për më shumë mungesa./UBTNews