UBT News

Për herë të parë në dy dekada, talibanët përgatisin buxhetin afgan pa ndihma të huaja financiare

Ministria e financave e Afganistanit nën qeverinë talibane ka përgatitur një projekt-buxhet kombëtar që, për herë të parë në dy dekada, financohet pa ndihma të huaja, tha një zëdhënës.

Kjo vjen pasi vendi është i zhytur në krizë ekonomike dhe po përballet me një katastrofë humanitare.

Zëdhënësi i ministrisë së financave, Ahmad Wali Haqmal, nuk bëri të ditur shumën e projektbuxhetit por i tha agjencisë franceze të lajmeve se do të shkonte në kabinet për miratim përpara se të publikohej.

“Ne po përpiqemi ta financojmë atë nga të ardhurat tona të brendshme – dhe ne besojmë se mundemi”, tha ai më parë për televizionin shtetëror në një intervistë të shpërndarë në Twitter.

Donatorët globalë pezulluan ndihmën financiare kur talibanët morën pushtetin në gusht dhe fuqitë perëndimore gjithashtu ngrinë aksesin në miliarda dollarë në asete të mbajtura jashtë vendit.

Haqmal pranoi se nëpunësve publikë u detyrohen ende disa muaj paga, duke thënë se “ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën” për të paguar pagat e vonuara deri në fund të vitit./UBTNews/

Exit mobile version