Në mbetjet e njërës prej raketave që goditi stacionin e trenit afër Kramatorsk-ut shkruante “për fëmijët” në rusisht.
Fraza – “za detei” në rusisht – sugjeron se raketa u lëshua në mbështetje të fëmijëve ose në hakmarrje ndaj një sulmi ndaj fëmijëve, në vend që të synonte fëmijët.
Zyrtarët ukrainas thonë se së paku 39 persona kanë vdekur si pasojë e sulmit, përfshirë këtu edhe katër fëmijë. Stacioni po përdorej për evakuimin e civilëve nga rajoni Donbas në Ukrainën lindore, ku luftimet janë intensifikuar ditët e fundit./UBTNews/