UBT News

Për edicionin e ri të basketbollit shorti hidhet më 12 shtator

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka njoftuar se shorti për edicionin e ri të garave do të tërhiqet më 12 shtator në zyrat e saj.

Sipas njoftimit, fillimisht nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Superligën e Femrave, ndërsa një orë më vonë, nga ora 12:00, do të tërhiqet shorti për ProCredit Superligën.

Me hedhjen e shortit do të përcaktohen çiftet e para të kampionatit të ri, i cili pritet të sjellë edhe këtë sezon përballje interesante dhe rivalitet të lartë në parket.

/S.K/KP/FBK

Exit mobile version