UBT News

Pep lavdëron Interin: Ndeshja ishte një provë e vërtetë!

Pas barazimit 0-0 me Interin në ndeshjen e parë të Champions League, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, shprehu admirim për ekipin zikaltër dhe e vlerësoi performancën e tij si më të mirë se ajo në finalen e Stambollit.

Guardiola filloi duke theksuar vështirësinë e ndeshjes: “Ishte një ndeshje e vështirë. Interi është një ekip i mrekullueshëm, luajnë shumë mirë në kundërsulm dhe mbrohen me efektivitet. Më pëlqeu gjithçka në ekipin tim sepse e di se me çfarë skuadre u përballëm. Ata nuk janë kampionë të Italisë rastësisht.”

Pavarësisht se rezultati nuk ishte ai që ai kishte dëshiruar, Guardiola ishte optimist: “Luajtëm më mirë se në finalen e Stambollit. Në pjesën e dytë patëm 4-5 raste shënimi, ndërsa ata kishin vetëm një mundësi me Lautaron në fund. Por ne jemi gjithashtu një ekip fantastik.”

Tekniku spanjoll theksoi se nuk kishte vend për kritika pas ndeshjes: “Nuk ka asgjë që të më pakënaqë. Jam shumë i lumtur që kam në dispozicion 11 futbollistë që dinë të mbrojnë dhe të sulmojnë. Në këtë nivel, është e vështirë të kesh 20 mundësi për të shënuar; ne patëm pesë raste, dhe luajtëm më mirë se në finalen e dy viteve më parë, por nuk fituam.”

Guardiola e përfundoi intervistën me një notë optimizmi, duke besuar se ekipi i tij do të vazhdojë të përmirësohet dhe të shkëlqejë në sfidat e ardhshme./UBTNews/

 

Exit mobile version