Aktorët Dwayne Johnson, Simu Liu dhe Scarlett Johansson u nderuan mbrëmjen e së martës në ceremoninë e çmimeve “People’s Choice”, që u mbajt në Santa Monica të Kalifornisë.
Këtë herë, ceremonia u mbajt fizikisht, me pjesëmarrjen e audiencës, ndonëse me maksa, ndryshe nga viti i shkuar, ku fansat e ndoqën “live” nga shtëpitë apo nga ekranet gjigante të vendosura në rrugë.
Për aktorin më të paguar të Hollivudit, ky është çmimi i dytë si zgjedhje e publikut. Këtë vit, ai rrëmbeu dy çmime, si ylli mashkull i filmave dhe çmimi i kampionit.
Aktori britanik Tom Hiddleston fitoi çmimin e yllit televiziv për rolin në serialin “Loki”, ndërsa Scarlett Johansson rrëmbeu çmimin si ylli femëror i filmave, për rolin e saj në filmin “Black Widow”.
Këtë vit, çmimi i ikonës së modës shkoi për Kim Kardashian.
Vlerësime u ndanë edhe për kategorinë e muzikës, ku Blake Shelton fitoi çmimin si artisti më i mirë “country”, ndërsa Christina Aguilera siguroi çmimin “Ikona e muzikës”.