UBT News

Pensionohet basketbollisti Edmond Azemi

Basketbollisti Edmon Azemi është pensionuar nga basketbolli. Pensionimi i tij u bë i ditur nëpërmjet një konferencë të përbashkët të Azemit dhe Klubit të Basketbollit, Sigal Prishtina.

Klubi nga kryeqyteti Sigal Prishtina në një konferencë për media ka njoftuar që ylli i Edmond Azemi nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Azemi pas një karriere të bujshme tek “Sigal” Prishtina, respektivisht pas 36 trofeve të fituara, sot konfirmoi pensionimin e tij si basketbollist profesionist.

Të pranishëm në këtë konferencë janë legjenda e basketbollit, Ferid Zekolli, kryetari i klubit basketbollistik, Sigal Prishtina, Burim Maraj, nënkryetari i klubit, Shkumbin Jakupi dhe tifo-grupi “Plisat”.

Exit mobile version