Aktori amerikan, Sean Penn i ka dhuruar çmimin Oscar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një vizite në Kiev.
Edhe një video e postuar në Telegram nga Zelensky shfaq momentin kur ky i fundit i jep Urdhrin e Meritës Pennit.
Penn, i cili njihet për aktivizmin e tij politik po aq sa edhe për filmat e tij, udhëtoi drejt Ukrainës në muajin mars ndërsa po filmonte një dokumentar për konfliktin. Më pas ai tha se po mendonte të bashkohej me forcat ukrainase për të luftuar kundër Rusisë.
Zyrtarët e Kremlinit ia ndaluan Pennit dhe aktorit Ben Stiller hyrjen në Rusi./UBTNews/