Madonna ka zbuluar se refuzimi i një roli në The Matrix renditet shumë në mesin e (shumë pak) pendimeve në jetën e saj, duke thënë se filmi është “një nga filmat më të mirë të realizuar ndonjëherë”, transmeton UBT news.
Ylli i popit u pyet nga Jimmy Fallon në lidhje me refuzimin e rolit të Catwoman në filmin e Tim Burton të vitit 1992 “Batman Returns”, si dhe rolin kryesor në filmin e Paul Verhoeven, “Showgirls”.
“I shikova të dy, dhe më vjen keq që refuzova Catwoman”, përgjigjet ajo. “Showgirls? Jo”.
“Por unë gjithashtu hodha poshtë rolin e The Matrix”, shton ikona e popit. “A mund ta besoni këtë? Dua të vras veten. Ky është, si një nga filmat më të mirë të bërë ndonjëherë. Një pjesë e vogël adoleshente e imja pendohet për atë moment në jetën time”, tha këngëtarja./UBTNews/