Pietro Pellegri llogaritej si njëri nga talentet më të mirë në futbollin italian para katër viteve.
Pellegri pasi u bë lojtari më i ri që shënon gol në Serie A, gjatë asaj vere pas paraqitjeve të mira me Genovan u transferua te Monako për 20 milionë euro.
Pritshmërinë që e kishte klubi francez nuk doli ashtu, shkak që italiani nuk mundi të shfaq talentin e tij ishte edhe shkaku i lëndimeve të shpeshta.
Por, tani situata ka ndryshuar për Pellegrin, pasi do të rikthehet në Itali te Milani.
Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Milani ka arritur marrëveshje me klubin francez, ndërsa pritet të transferohet në javën e ardhshme, transmeton Klankosova.tv.
Pellegri do të arrijë në Milan në huazim për një milionë euro, me opsion për ta blerë në fund të sezonit për gjashtë milionë euro, ndërsa mund të bëhet me detyrim pasi t’i arrijë një numër të caktuar të ndeshjeve.