UBT News

Pele, legjenda e futbollit u lirua nga spitali

Legjenda braziliane, Pele është liruar nga spitali pas u trajtua për tumor dhe një infeksion të traktit urinar.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës, 81-vjeçar, u shtrua në spitalin “Albert Einstein” të Sao Paulos më 13 shkurt. Tetë ditë më vonë mjekët zbuluan një infeksion urinar dhe ai u detyrua të qëndrojë edhe për disa ditë në spital. Megjithatë nga spitali thonë se Pele është në gjendje të mirë. Ai do të vazhdojë trajtimin për tumorin, me të cilin u diagnostikua në muajin shtator.

Pele iu nënshtrua operacionit të prostatës në vitin 2015, pasi u shtrua në spital për herë të dytë brenda gjashtë muajsh, dhe pastaj u trajtua për infeksion urinar në vitin 2019. Ai u ripranua në dhjetor për trajtimin e tumorit, por u lirua pak para Krishtlindjeve.

Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Brazilit me 77 gola në 92 ndeshje. Ish-sulmuesi është një nga vetëm katër lojtarët që ka shënuar në katër turne të Kupës së Botës./UBTNews/

Exit mobile version