Legjenda e Brazilit, Pele thotë se është gati për “90 minuta plus lojë shtesë” pasi u largua nga kujdesi intensiv.
80-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për ta hequr tumorin nga zorra e trashë në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo. Ai ishte duke u trajtuar në spital që nga 31 gushti.
“U largova nga kujdesi intensiv dhe jam në një dhomë. Po e vazhdoj çdo ditë edhe më i lumtur, në dispozicion që të luajë 90 minuta, plus lojë shtesë. Do të jemi bashkë së shpejti”, deklaroi ai.
Në shkurt të vitit 2020, djali i Pele, ish-portieri i Santos, Edinho, tha se babai i tij nuk mund të largohej nga shtëpia sepse ai nuk mund të ecte pa ndihmë./UBTNews