UBT News

Pele e shënon me festë daljen nga kujdesi intensiv

Legjenda e futbollit, Pele u pa në një video duke kënduar himnin e klubit të tij brazilian, Santos, teksa po festonte largimin nga kujdesi intensiv i spitalit Sao Paulo.

Braziliani 80-vjeçar u pa duke buzëqeshur teksa shoqëronte muzikantët të cilët kishin marrë me vete një kitarë.

Vajza e tij, Kely Nascimento, e cila vazhdimisht ka njoftuar fansat për gjendjen shëndetësore të babait të saj, i cili iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tumorit nga zorra e trashë, publikoi pamje nga dhoma ku ishte i shtrirë legjenda e futbollit.

Pele iu nënshtrua këtij operacioni më 4 shtator./UBTNews

Exit mobile version