Legjenda e futbollit, Pele është liruar nga spitali të enjten pasi iu nënshtrua një operacioni për ta hequr tumorin.
80-vjeçari iu nënshtrua operacionit më 4 shtator dhe ishte duke u trajtuar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo. Tani ai do t’i nënshtrohet kimioterapisë.

“Kur rruga është e vështirë, festo çdo hap të udhëtimit. Jam shumë i lumtur që po kthehem në shtëpi”, shkroi Pele krahas një fotografie të publikuar në rrjete sociale./UBTNews