Për 24 orët e fundit, policia në Pejë ka shqiptuar 489 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar ligjin Anti-COVID, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Sipas zyrtës për informim në drejtorinë e Policisë në Pejë, zyrtarët policorë kanë realizuar kontrollo në rrugë, sheshe, lokalet e gastronomisë e vende tjera.
“Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë veprojnë duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban. Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës nga zyrtarët policor, janë shqiptuar katërqind e tetëdhjetë e nëntë (489) gjoba sipas ligjit Anti-COVID”, thuhet nga policia.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Vetëm kështu mund ti ulim shifrat e te infektuarve dhe ta mbrojmë shëndetin publik.