UBT News

Pejë: Humb jetën një punëtor në vendin e punës

Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në fshatin Gllaviçicë në Pejë.

Rastin për UBTnews e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Zëdhënësi Gashi  bëri të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Spitalit të Pejës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi.

Exit mobile version