Klubi i Basketbollit Peja ka triumfuar si vendas ndaj Klubit të Basketbollit Bashkimi sot në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Pejanët triumfuan bindshëm me 17 pikë dallim, 76:59, me Dardan Berishën që ishte shënuesi më i mirë te Peja me 26 pikë dhe me 16 pikë i realizoi Marko Peroviq.
Te Bashkimi ndërkohë më efikasi ishte Musab Mala me 20 pikë.
Peja i ka fituar katër ndeshjet e deritashme në Superligë. Ndërsa Bashkimi ka katër humbje e një fitore./UBTNews