Palestrat sportive “Shani Nushi” në Gjakovë dhe “Karagaq” në Pejë ishin arenat e dy superndeshjeve basketbollistike që u zhvilluan dhe transmetuan drejtpërdrejtë në kanalet sportive.
Vëmendja kryesore ishte edhe në përballjen mes Yllit dhe Pejës.
Derbin verdhezi e ka fituar GO+ Peja ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 63:82 (13:18, 24:26, 14:16, 12:22), në javën e nëntë të ProCredit Superligës. ndeshje kjo që u zhvillua në orën 19:30.
Përballja që u zhvillua në ‘Karagaçi’ ishte emocionuese, por në momentet vendimtare pejanët ishin më të mirë duke u rikthyer te fitoret.
Golden Eagle Ylli numëron dy fitore e shtatë humbje, ndërsa GO+ Peja shtatë fitore e dy humbje.
Gjithashtu, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Trepça që ishte mysafire e Vëllaznimit humbi me një rezultat shumë të ngushtë 83-85, ndeshje kjo që u zhvillua në orën 17:00./S.K/EO/
