GO+ Peja debutoi me humbje në Ligën ENBL, pasi që skuadra u mund nga Riga Zelli me rezultat 72:83.
Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me të dy skuadrat, që nuk arrinin të shkëputeshin, derisa çereku i parë përfundon 20:17.
Mysafirët ishin më të mirë në periudhën e dytë, që e fituan 21:30, për të shkuar në pushim me rezultat 41:47.
Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë, duke u karakterizuar me jo shumë pikë të shënuara, 15:15, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 56:62. Në dhjetë minutat e fundit, nuk ndodhi përmbysja e vendasve, duke pësuar 72:83.
Te vendasit, Tajh Nugace Green kishte 20 pikë e shtatë kërcime, derisa Skyler Tyron Flatten shtoi 14 pikë.
Kjo ishte ndeshja e parë për pejanët në këtë ligë, ndërsa fitorja e dytë për skuadrën letoneze në dy ndeshje./S.K/KP/