UBT News

Peja bëhet me trajner të ri

Peja është bërë me trajner të ri. Klubi i madh i basketbollit kosovar e ka zyrtarizuar trajnerin e njohur, Jordanco Davitkov.

Trajneri maqedonas suksesin më të madh në karrierë e kishte arritur në vitin 2003, kur kishte arritur që Maqedoninë Veriore ta kualifikonte në Kampionatin Evropian të basketbollit, duke e bërë befasinë e madhe.

Kurse, tash e tutje do të punojë në kampionatin kosovar te Peja, e cila e ka zyrtarizuar këtë trajner në krye të shtabit teknik të saj.

Në njoftimin e Pejës thuhet:

Zyrtare: Jordančo Davitkov është trajneri i ri i KB Peja

Trajneri Davitkov ka qenë trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për vite me radhë. Ai kualifikoj Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të vitit 2003. Ai gjithashtu ka qenë trajner i reprezentacionit të Kuvajtit, ku arriti vendin e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme.

Davitkov gjithashtu ka udhëhequr më shumë sukses skuadra të ndryshme si ajo e Rabotnickit me të cilën është shpallur 4 herë Kampion dhe 4 herë fitues i Kupës në Maqedoninë e Veriut, pastaj është shpallur kampion edhe me ekipen e tij në kampionatin e Kuvajtit si dhe fitues i Kupës atje.

Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tre herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedonas i të gjitha kohërave. Mirë se vjen Jordančo.

Exit mobile version