UBT News

Pedri thyen rekordin e Wayne Rooney

Lojtari i ekipit kombëtar të Spanjës, Pedri, theu rekordin e Wayne Rooney kur bëhet fjalë për turnet e kampionatit evropian.

Futbollisti i Barcelonës u bë pjesëmarrësi më i ri në një ndeshje të fazës së nokautit në Euro.

Në ndeshjen e së tetës së finales kundër Kroacisë, në moshën 18-vjeç dhe 215 ditë, ai kaloi pronarin e mëparshëm të rekordit, anglezit Wayne Rooney.

Ish-sulmuesi i Manchester United mbajti rekordin 18-vjeç dhe 244 ditë, në kampionatin evropian Portugalia 2004.

Exit mobile version