UBT News

Pedri rinovon kontratën me Barcelonën, ka klauzolën më të lartë në histori të futbollit

Tinejxheri i Barcelonës, Pedri ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës për një kohë afatgjate me gjigandin katalunas.

18-vjeçari spanjoll, i cili ishte në përbërje të ekipit më të mirë të Evropianit Euro 2020, do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Në kontratën e tij të re përfshihet edhe klauzola prej 1 miliard eurosh, e cila zyrtarisht do të nënshkruhet ditën e nesërme.

Pedri, i cili ka qenë i lidhur me një transferim te Liverpooli, iu bashkua Barcelonës nga skuadra e Las Palmas në gusht të vitit 2020, dhe tani është i padiskutueshëm në mesfushën e “Blaugranëve”.

Sezonin e kaluar, ai regjistroi 53 paraqitje me klubin e Barcelonës, më së shumti paraqitje se çdo lojtar tjetër te klubi.

Exit mobile version