Në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është edhe votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, para fillimit të seancës së Kuvendit u shpreh se në vend të këtij projektligji, të votohet propozimi i saj. Sipas Hamzës, propozimi i Qeverisë nuk është gjithpërfshirës dhe nuk i ndihmon të gjitha kategoritë.
“Ne propozojmë që të ulemi bashkërisht dhe ta bëjmë një ligj të mirëfilltë, të mire dhe të qëndrueshëm. Ligji që e ka propozuar qeveria nuk ka substancë. Nëse janë në pyetje vetëm mjetet e trustit mund ta ndryshojmë vetëm një nen të ligjit për fondet pensionale. Unë them që është mirë që qeveria të votojë propozimin tonë. Është më gjithëpërfshirës. Dyja janë në votim. Në këtë seancë të dyja janë në votim, por ne po themi nëse është veç trusti të mos bëhet ligj për rimëkëmbje, por të vije ai për fondin pensional”, deklaroi Hamza.