UBT News

PDK do të votojë pro Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Partia Demokratike e Kosovës do të votojë pro Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike. Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media.

Hoxhaj njoftoi se kjo parti do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme për Projektligjin për Rimëkëmbje.

“Ne si PDK kemi pasur një qartësi të plotë se si duhet t’i qasemi pasojave të pandemisë. Kemi kërkuar për muaj të tërë që të ulemi të diskutojmë që të trajtojmë rimëkëmbjen ekonomike. PDK-ja do të iniciojë një seancë të jashtëzakonshme për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike. Presim që edhe partitë tjera politike ta votojnë”, ka thënë Hoxhaj./UBTNews

Exit mobile version