UBT News

PDK dhe AAK vazhdojnë protestën para Qeverisë në ditën e shtatë, kërkojnë konstituimin e Kuvendi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vijon për të shtatën ditë radhazi aksionin simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen e saj në shenjë pakënaqësie për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Nismës së PDK-së i janë bashkuar sërish deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Përmes kësaj proteste, të dy subjektet politike kërkojnë zhbllokimin e procesit dhe kthimin e tij në Kuvend, duke e cilësuar konstituimin e institucionit ligjvënës si të domosdoshëm. Nga PDK-ja kanë theksuar se aksionet para objektit të ekzekutivit nuk do të ndalen deri në thirrjen zyrtare të seancës. /Ekonomia online/

Exit mobile version