UBT News

PDK dhe AAK bllokojnë hyrjen e Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga kolegët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe asamblistë nga Komuna e Vushtrrisë, kanë vazhduar edhe të enjten aksionin protestues duke bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë.

Përmes kësaj proteste, subjektet opozitare po kërkojnë zhbllokimin e menjëhershëm të procesit të konstituimit të Kuvendit.

PDK-ja ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bllokim institucional, ndërsa i ka bërë thirrje të përsëritur kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë vazhdimin e punimeve.

Ndërkohë, edhe AAK ka kundërshtuar zvarritjen e këtij procesi, duke kërkuar rikthimin e vendit në funksionalitet të plotë institucional. /Ekonomia online/

Exit mobile version