Aksionit protestues të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) para ndërtesës së Qeverisë këtë të enjte u janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë të këtij subjekti politik nga komunat e Shtimes dhe Fushë-Kosovës.
Protesta dhe bllokimi i hyrjes së ndërtesës së Qeverisë nga deputetët e PDK-së po vazhdon prej disa ditësh. Përmes këtij aksioni, opozita kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të procesit politik, mosvonesën e mëtejshme të seancës konstituive dhe hapjen e rrugës për krijimin e institucioneve të reja të vendit.
Si PDK-ja ashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë kundërshtuar vazhdimisht pezullimin e seancës konstituive, duke këmbëngulur se Kuvendi duhet të nisë punën pa vonesa për t’i dhënë fund ngërçit institucional. /E.A/
