David Schwimmer nuk është duke u takuar me Jennifer Aniston, pavarësisht thashethemeve në internet, shkruan People, transmeton UBTNews.
Jennifer Aniston dhe David Schwimmer zbuluan në ribashkimin special të “Friends” në maj se dikur kishin dashuruar njëri-tjetrin, megjithëse kurrë nuk kishin pasur ndonjë romancë.
Pasi tabloidi Closer publikoi një raport në fillim të kësaj jave duke pretenduar se dy yjet ishin të përfshirë në mënyrë romantike, një përfaqësues i Schwimmer, 54 vjeç, i tha gazetës britanike The Sun se “nuk ka asgjë të vërtetë” për thashethemet.
Gjatë ribashkimit të “Friends“, prezantuesi James Corden pyeti aktorët nëse ndonjëri prej tyre zhvilloi një romancë të vërtetë me njëri-tjetrin, Aniston sugjeroi që Schwimmer të merrej me pyetjen, dhe ai pranoi se kishte një “dashuri të madhe” me të.
Aniston, 52 vjeç, shtoi: “Sinqerisht, mbaj mend që i thashë një herë Davidit:”Do të jetë një gjë e keqe nëse hera e parë që unë dhe ti të puthemi në të vërtetë do të jetë në televizionin kombëtar. Sigurisht, hera e parë që u puthëm ishte në atë kafene”.
Në vend që të vepronin sipas ndjenjave të tyre, Aniston shpjegoi se ata “transferuan” gjithçka në personazhet e tyre të famshëm./UBTNews