Tifozët e boksit janë konfuz nëse nokauti i Jake Paul ndaj Tyron Woodley-t ishte i rremë pasi është shfaqur një kënd i kamerës që duket se sugjeron pikërisht këtë.
Paul eliminoi ish-kampionin e UFC-së në raundin e gjashtë, por shumë tifozë të boksit besojnë se meçi ishte i manipuluar.
Pamjet tregojnë goditjen me grusht të Paul ku Woodley shihet fillimisht teksa ul krahun e tij duke e lënë Paul ta sulmojë, kurse më pas bie lehtësisht.
Jo vetëm kaq, ai gjithashtu shihet teksa reagon ende pa u goditur nga Paul.
Tifozët kanë qenë shumë kritikë për karrierën e Jake Paul në boks duke pasur parasysh faktin se ai nuk ka luftuar ende me ndonjë boksier profesionist dhe kjo i nxit ata të besojnë se luftimet e tij nuk janë të vërteta./UBTNews/