Këngëtari legjendar, Paul Simon tha se është optimist se do t’i kthehet performancave live pasi humbi dëgjimin pothuajse plotësisht në veshin e majtë.
Në një intervistë për The Guardian, e cila u publikua të premten, kantautori tha se edhe pse humbja e dëgjimit i pengon për të performuar me një grup të plotë, ai tha se shpreson që “do të jetë në gjendje të bëjë një koncert të plotë”.
“Jam optimist”, tha Simon. “Gjashtë muaj më parë isha pesimist”.
Simon foli publikisht rreth humbjes së dëgjimit në një intervistë me gazetën britanike The Times në maj të vitit 2023, duke thënë se “papritmas humba pjesën më të madhe të dëgjimit në veshin tim të majtë dhe askush nuk ka një shpjegim për të. Kështu që gjithçka u bë më e vështirë”./UBTNews/